Tani që duken të bindur se “shumica dërmuese që mezi pret emërimin e Luzlim Bashës si kryeministër” ishte thjesht një imagjinatë, udhëheqësit e Partisë Demokratike vazhdimisht po kërkojnë një alibi që justifikon humbjen e tyre të mundshme elektorale pas 25 prillit. ” Zbulimi ” i fundit është një bazë të dhënash hipotetike në duart e Partisë Socialiste që përmban emrat e votuesve të Tiranës, të integruara me preferencat (e pretenduara) politike të disa prej tyre dhe me anetarsinë e partisë. Në të dhënat që përmban dhe publikon PD nuk ka asnjë informacion sekret ose që është ekskluziv për Partinë Socialiste.

Për shembull, numrat e telefonit janë në dispozicion për të gjitha kompanitë telefonike dhe gjithashtu të disponueshëm në internet ose në aplikacione në mobile; Numrat e kartave të identitetit janë në dispozicion për zyrën e regjistrit, postën, policinë, zyrën e prokurorisë dhe shumë institucione të tjera, duke përfshirë sekserin e LSI-së të kapur në Pukë me një listë me 27 emra të votuesve të kompletuar me numrin e kartave te identitetit dhe me një paketë parash të gatshme për të shpërndarë . Numrat e QV-ve janë në dispozicion të KQZ (qe e boton në faqen në internet të hapur për të gjithë), ndërsa data e lindjes dhe dhe atesia janë në dispozicion jo vetëm për të gjitha institucionet kryesore në vend, por edhe për shumë redaksi që kanë pasur ne kompjuterët e tyre prej vitesh listat anagrafike të gjithë shtetasve shqiptarë.

Si mund të ndikojë konkretisht pastaj në rezultatin e zgjedhjeve kjo bazë e të dhënave “skandaloze”, e cila në të vërtetë nuk është ekskluzive vetëm e Partisë Socialiste, PD nuk e shpjegon.

Në fakt, duke parë në detaje në bazën e të dhënave e “zbuluara” nga Partia Demokratike, kuptohet se sa i gabuar ose shumë i vjetër është informacioni që përmban. Kështu rezulton, ndër të tjera, që gazetari Andi Bejtia është i shënuar si ”mbështetës i partisë socialiste, i punesuar në Agon Channel” (televizion i mbyllur që nga viti 2015), ku ai ishte kryeredaktor. Informacion i padobishëm për zgjedhjet e ardhshme, por që do të kishte qenë i dobishëm për qeverinë në arbitrazhin ndërkombëtar kundër Becchettit, i cili pretendoi se ishte përndjekur nga Edi Rama për linjën e tij kritike editoriale. Arbitrazhi i humbur eshte ne fakt një tjetër armë e përdorur nga opozita për të goditur qeverinë dhe për t’i kërkuar votuesve ta dërgojnë në shtëpi. Tani baza e të dhënave, e cila sipas PD është një armë e re ilegjitime në duart e qeverisë, tregon në të kundërtën se kyeredaktori i zgjedhur nga pronari per të drejtuar linjën editoriale te Agon Channel ishtë në fakt një simpatizant i qeverisë socialiste. Pra, opozita duhet të vendosë: ose arbitrazhi ishte një mashtrim që dënoi padrejtësisht Shqipërinë. Ose mashtrimi është historia e kësaj baze të dhënash e cila nuk ka asnjë vlerë praktike, duke përmbajtur informacion të gabuar.