Neymar ka përfunduar në qendër të kritikave pas humbjes së pësuar nga PSG kundër Lille në kampionat. Të gjitha gazetat franceze kanë vënë në dukje impenjimin jo shumë të madh të brazilianit gjatë ndeshjes për kreun e Ligue 1.

Ka drejtuar gishtin drejt Neymar edhe ish-kampioni i botës me Francën, Bixente Lizarazu, i cili e ka komentuar me këto fjalë paraqitjen e Neymar kundër Lille:
“Sapo skuadra fillon të mbrojë, ai nuk e mbështet, por vetëm zemërohet. Tani është kthyer nga një dëmtim i gjatë dy muaj dhe po përgatitet për Champions League”.

“Në këto raste duhet të ruash qetësinë, por ai nuk arrin ta bëjë dhe tregon mungesë respekti ndaj kundërshtarëve dhe shokëve të skuadrës. Nuk ka disiplinë, me pak fjalë”, ka thënë Lizarazu për Sports.fr.