E kush është ajo femër që nuk shpreson të gjejë burrin ideal? Por nuk është edhe aq e thjeshtë të gjesh shpirtin binjak. Në përzgjedhjen që bëjmë, nuk dimë realisht se çfarë kërkojmë. Ndoshta, shpesh mendoni se e dini çfarë doni, por a është e vërtetë? A jeni të sigurta se dini të zgjidhni njeriun e duhur? Ky test do t’ju ndihmojë të qartësoni më mirë ndjenjat tuaja.

E mbani veten për njeri…
a. Të brishtë

b. Të dashur

c. Shumë pasionante

d. Mendimtare

Ndjeni se ju mungon:
a. Një burrë i vërtetë

b. Dashuria

c. Diçka emocionuese

d. Pak më shumë mendime pozitive

Si e imagjinoni një marrëdhënie afatgjatë?
a. Të fortë

b. Të ëmbël

c. Do përkujdesje të vazhdueshme

d. Të vështirë

Në një marrëdhënie është e nevojshme:
a. Të keni besim të verbër te partneri

b. Të përballeni

c. Të viheni gjithmonë në lojë

d. Të besoni

Nëse partneri do të ishte një ngjyrë, cila do të ishte ajo?
a. Lejla

b. Blu

c. E kuqe

d. E verdhë

Një shoqe ju mërzit. Çfarë duhet të bëjë partneri?
a. Duhet t’ju mbrojë

b. Duhet t’ju ngushëllojë

c. Nuk duhet të ndërhyjë në marrëdhënien tuaj

d. Duhet t’ju ndihmojë që të kuptoni se çfarë po ndodh

Nëse partneri ju mërzit, si do të donit që të sillej?
a. Duhet t’ju kërkojë falje dhe t’ju premtojë se nuk do të ndodhë më

b. Duhet t’ju bëjë një surprizë që ta falni

c. Do të donit një puthje që të harroni çdo gjë

d. Do të donit që t’ju kërkonte të mos e merrnit çdo gjë kaq seriozisht

Për ju një lidhje ka marrë fund nëse:
a. Keni pasur nevojë për praninë e tij dhe ai nuk ju ka mbështetur

b. Ju ka tradhtuar

c. Nuk keni më intimitet

d. Ju bën më shumë kritika negative se sa konstruktive

Zgjidhni një gjest që ju emocionon më shumë:
a. Përqafimi

b. Përkujdesja

c. Puthja

d. Buzëqeshja

Zgjidhni princin tuaj të filmave Disney:
a. Li Shang – Mulan

b. Princi Erik – Sirena e Vogël

c. John Smith – Pokahontas

d. Aladin

PROFILI JUAJ

Më shumë A

Mbrojtje

Çfarë dëshironi nga burri ideal? Ajo që do të donit realisht është mbrojtja. Më shumë se çdo gjë tjetër, në intimitetin tuaj keni nevojë të ndiheni e mbrojtur dhe e sigurt. Ndaj, ajo që realisht shpresoni të gjeni është një burrë me shpatulla të forta, që t’ju bëjë të ndjeni se asnjë fatkeqësi apo vështirësi nuk është e pakalueshme nëse keni atë pranë vetes.

Më shumë B

Ëmbëlsi

Ajo që do të donit është të ndjeni ëmbëlsi dhe dashuri. Nuk ka rëndësi nëse është një njeri që nuk do të ketë përgjegjësi të mëdha apo nëse jeni ju shtylla kryesore e çiftit. Ajo që ka rëndësi është ai partneri t’ju bëjë të ndjeni gjithmonë shumë ngrohtësi dhe vëmendje, që të dijë t’ju habisë dhe t’ju bëjë sa më shumë përkëdhelje. Keni nevojë për ëmbëlsi.

Më shumë C

Pasion

Ajo që do të donit në lidhjen tuaj është një pasion i zjarrtë, që të zgjasë në kohë dhe të mos mbarojë kurrë. Nëse ka gjëra për të cilat mund të gjeni një kompromis, pasioni për ju është thelbësor, një zjarr që doni që të flakërojë për ju dhe që t’ju bëjë të ndiheni gjithmonë e veçantë.

Më shumë D

Pozitivitet

Ajo që do të donit nga partneri juaj është pozitiviteti, çlirësi, që të mos jetë sipërfaqësore, por të ketë aftësinë t’ju bëjë të buzëqeshni edhe kur jeni e shqetësuar apo e mërzitur. Do të donit një njeri që t’ju bëjë të ndjeni se edhe gjërat më të vështira janë të parëndësishme dhe që t’ju bëjë të zbusni karakterin tuaj serioz.