Zëvendësministrja e Shëndetësisë, Eugena Tomini, në një lidhje direkte me “Ditari” në A2, u shpreh se “popullata po e përkrah jashtëzakonisht shumë vaksinimin”. Sipas saj, “edhe vaksinat që marrin certifikim nga EMA apo FDA, kanë efekte anësore”, por benefitet e tyre janë më të mëdha sesa rreziqet”. “Efektet anësore janë mëse normale. Komiteti i Ekspertëve po monitoron ngjarjet që kanë ndodhur pas vaksinimeve, me secilën vaksinë që po përdorim, por deri tani nuk ka pasur asnjë problem”, u shpreh Tomini.

Ajo u bëri thirrje partive politike “që të zbatojnë rregullat dhe të shfrytëzojnë platformat elektronike për të komunikuar me zgjedhësit, për të mos favorizuar transmetueshmërinë gjatë fushatës zgjedhore”. Sipas saj, ka ulje të numrit të pacientëve në terapi intensive, por duhet forcuar ndërgjegjësimi për të kërkuar ndihmë shëndetësore sa më herët, që të mos shkohet deri në terapi intensive.