Nga Eduard Zaloshnja/

Deri me sot kam publikuar 63 studime shkencore (shumicën dërrmuese në SHBA e disa në Europë) mbi reduktimin e plagosjeve/sëmundjeve/vdekjeve nga aksidentet/duhanpirja/helmimet/alkoli/drogat (https://www.researchgate.net/scientific-contributions/39551747_Eduard_Zaloshnja).

Në rastin e virusëve/vaksinave, shkaqet e morbiditetit dhe të mortalitetit janë të ndryshme nga më sipër, por instrumentet statistikorë për t’i analizuar ato janë praktikisht të njëjtë – modelet statistikorë krahasojnë probabilitetet e rasteve në kushtet e prezencës së një faktori, me rastet kur ai fakor nuk është prezent.

I prirur që çdo gjë ta shoh nga prizmi i probabiliteteve (nga përvoja e gjatë me analiza probabilitare), çdo të dhënë që qarkullon në media mbi Covid-19 dhe vaksinat kundër saj e kaloj në filtrin e një testi probabilitar.

Kështu, kur lexoj se deri më 24 mars, nga 18.5 milionë britanikë të vaksinuar me AstraZenica, kanë vdekur vetëm 4 persona, lexoj edhe se nga 4.4 milionë britanikë të infektuar me Covid-19, kanë vdekur 127000 persona (sipas te dhenave zyrtare). Një raport mortaliteti me rend magnitude të pa krahasueshëm!!!

Kur lexoj se një grua e vjetër ka vdekur në Shqipëri fill pasi u vaksinua (ndër 185.500 të vaksinuar deri më sot), lexoj edhe se nga 126 mijë shqiptarë të infektuar me Covid-19, kanë vdekur 2256 persona (sipas te dhenave zyrtare). Përsëri, një raport mortaliteti me rend magnitude të pa krahasueshëm!!!

E kështu, mund të vazhdohet me rradhë me shembuj të tjerë të vendeve ku ka filluar vaksinimi masiv, të cilat demostrojnë se mortaliteti nga imunizimi artificial (me vaksina) është i papërfillshëm statistikisht, krahasuar me mortalitetin nga imunizimi natyral (përmes infektimit nga virusi).

Për morbiditetin pas vaksinimit nuk raportohen të dhëna në rang popullsie, por studimet klinike që kam lexuar tregojnë se shkalla e morbiditetit të lehtë (simptoma si tempraturë e ulët, dhimbje koke e muskujsh) është në intervalin 10%-15%. Ndërsa shkalla e morbiditetit të rëndë (simptoma të rënda ose reagime të forta alergjike) janë në intervalin e papërfillshëm 0.003%-0.005%.

Nga ana tjetër, shkalla e morbiditetit pas infektimit me virusin që shkakton Covid-19 luhatet në intervalin 65%-70%, nga të cilët 4 ndër 70 të sëmurë (mesatarisht) e kanë kaluar rëndë ose shumë rëndë sëmundjen.

Duke lexuar studimet e ndryshme për vaksinat dhe për sëmundjen Covid-1.