Javën e fundit PD dhe LSI kanë filluar artikulimin e fortë politik në lidhje me blerjen e votës.

Ditë pas dite zhurma për këtë fakt po bëhet edhe më e madhe. Shqetësim për këtë çështje ka shfaqur edhe ambasadorja e SHBA-së në Tiranë Yuri Kim.

Deri tani gjithçka ka ngelur në dy fusha, një të një alibie në rast humbje nga opozita dhe reagimi i ndërkombëtarëve që kërkon nga shqiptarët të jenë dinjitozë kur hedhin votën e tyre.

Megjithëse po bën zhurmë të madhe, opozita nuk ka sjellë asnjë emër apo fakt konkret për shit-blerjen e votës. Gjithçka është në kuadër të fjalëve dhe zhurmës, asnjë provë sado të vogël apo emër të përfshirë.

I vetmi rast i kapur janë dy eksponentë të LSI-së në Pukë, për të cilët Mona dhe burri i saj nxorrën justifikimin se po ju mësonin zgjedhësve si votohet.

Edhe PD s’ka sjellë asnjë provë por vetëm ka bërë padi ndaj shumë zyrtarëve në SPAK, këtë e ka bërë edhe LSI, por edhe këto pjesë e buqetës për të justifikuar një humbje të mundshme, por askush nuk sjell një fakt.

I vetmi fakt ngelet kapja e dy militantëvë të LSI-së, ka të tjerë që media ende nuk i raporton, sepse sot ka me dhjetra portale apo televizione pranë opozitës.

Ende zero denoncime për blerje vote me një fakt e provë konkrete.

Deri tani ka vetëm zhurme ujku, ujku, por duket qartë se çakalli nga ana tjetër po bën kërdinë, megjithëse thonë se “ka ikur nga mendorja”, Presidenti Meta është rasti më spektakolar si një çakall i uritur. Njerëz afër tij blejnë vota në Korçë, Fier, Elbasan e gjetkë.

Ai vetë takon subjekte të OFL-së, kjo e treguar me foto. Elementë të botës së krimit duket se kanë gjetur strehë pranë Metës, që në fakt është çakalli që po bën kërdinë dhe tashmë duket i shfazuar për shkak se e ka të vështirë ta realizojë të plotë operacionin “bli vota”, jo më shumë nga policia e shtetit sesa nga faktimi apo monitorimi që po i bëjnë ndërkombërarët.

Prandaj dhe Ilir Meta bërtet ujku, ujku se vetë është çakalli që ngriti një parti politike dhe u bë president e kryetar Kuvendi vetëm me blerje votash.

/cna.al