Artistë dhe sportistë të njohur janë bërë bashkë në një video, të postuar sot në rrjetet sociale nga kryebashkiaku Erion Veliaj, në mbështetje të një tjetër mandati të Partisë Socialiste në zgjedhjet e 25 prillit.

Nën ritmin e këngës “I believe that ëe ëill ëin”, (Unë besoj se ne do të fitojmë) ata bëjnë thirrje për të votuar nr. 12. Robert Ndrenika, Tinka Kurti, Monika Lubonja, Eneda Tarifa, Mariza Ikonomi, Gaz Paja, Era Rusi, Valbona Selimllari janë disa prej aktorëve dhe këngëtarëve që shfaqen në videon e bërë virale, mes tyre edhe futbollisti i njohur i Partizanit dhe i Tiranës, Gjergji Muzaka.

“Faleminderit mbështetësve tanë për këtë super video! Unë besoj! Ne do të fitojmë! Nuk ka kohë për pushim! Shqipëria është e ardhmja jonë! #Voto12PS”, shkruan Veliaj.