Kryeministri Edi Rama foli për ngjarjen e rëndë të Elbasanit në Opinion, duke u shprehur se PD ka ngritur një strukturë paramilitare.

“Është ngritur një strukturë paramilitare me emra me histori të ërreta, që sipas zëdhënësit të PD që drejton Elbasanin, mund edhe të vrasë.

Nëse ai njeri do e humbte jetën nga dora e dikujt që do ishte pjesë e PS, sot do ishte djegur Shqipëria, dhe ju këtu nuk e di se ça do bënit.

Ajo që ndodhi dje në Elbasan, dhe ajo që shoh këtu, është kafshëri. Si kryeministër i këtij vendi, ndjej neveri për këto falanga që të bëjnë të mendosh që Shqipëria është një vend ku ka zbritur një fis hutu,” tha Rama.

Trego a blihen votat?

Urdhra nga një votues i PD nuk i marr

Emisionin e drejtoj unë, nuk të kam ty patronazhist. Se të ishte për patronazhistët do dilnit bërrnut këto zgjedhje se kështu i kanë nxjerrë kot.