Raphael Varane është futbollisti i radhës që ka rezultuar pozitiv me koronavirus Lajmi është bërë i ditur nga Real Madridi përmes një komunikate për media.
“Real Madrid CF njofton se lojtari ynë Raphaël Varane ka dhënë një rezultat pozitiv në testin COVID-19 që është kryer këtë mëngjes” – thuhet në komunikatën e lëshuar nga klubi spanjoll.
Tashmë Real Madridi do të jetë pa dy qendërmbrojtësit Varane dhe Ramos në ndeshjen ndaj Liverpoolit e gjithashtu edhe në ndeshjen ndaj Barcelonës.