Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, së bashku me ministren e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu asistuan sot në procesin e vaksinimit të një prej kategorive më të riskuara nga pandemia e Covid-19, punonjësve të policisë bashkiake në kryeqytet.
“Jam shumë krenar për të gjithë mjekët, infermierët, deri tek vaksinatorja në fshatin më të largët! Është një punë heroike njerëzish, që ndoshta kanë stresin më të madh, por paguhen me 1/10 e rrogës së atyre që në momentin më të vështirë dhe në krizën më të madhe që po përballon vendi gjejnë momentin të sabotojnë,” tha Veliaj.
“Policët bashkiakë, ashtu si dhe policët e shtetit janë ata që përballen me cfarëdo çudirash e problematika njerëzish dhe situatash që realisht prodhojnë stres. Ka politikanë që vijnë dhe rrihen me policët siç ka dhe politikanë që vijnë dhe shërojnë policinë. Ne kemi nevojë për ata që mbështesin dhe që shërojnë dhe jo për ata që rrahin edhe që dhunojnë policinë. Ne kemi respekt për uniformën, përfaqëson shtetin shqiptar pavarësisht kush është në pushtet. Politika që shëron është gjithmonë fituese mbi politikën që rreh, që dhunon dhe që shkatërron,” tha Veliaj.
Në radhët e Policia Bashkiake numërohen deri më tani më shumë se 9 mijë efektivë të vaksinuar, ose 70% e efektivëve në total.