Së bashku me Jeronim De Radën, arbëreshi Dhimitër Kamarda ishte ndër zërat më pompozë të lëvizjes kulturore arbëreshe në Itali gjatë gjysmës së dytë të shekullit të 19-të, dhe një ndër mbështetësit e flaktë të idesë kombëtare. Vetë atdhetari Dhimitër Kamarda ishte gjuhëtar intelektual dhe botues i folklorit, transmeton lexo.com.al.
Kamarda ishte i pari i cili trajtoi faktet e gjuhës shqipe nën prizmin historik krahasues, përmes veprës së tij shkencore me titull “Sprovë e gramatologjisë krahasuese mbi gjuhën shqipe”. Ai ishte gjithashtu një ndër kontribuuesit me peshë në botimin e Alfabetit të përgjithshëm shqiptar në 1869. Kamarda ishte autorit edhe i një gramatike tjetër të gjuhës shqipe, ndërsa botoi edhe librin me titull “A Dora d’Istria gli Albanesi” (Dora d’Istrias, shqiptarët), kushtuar Dora d’Istrias. Ky arbëresh i madh ndërroi jetë më 13 prill 1882 në Livorno të Italisë./Lexo.com.al/e.c.