Historia moderne e Egjiptit është pazgjidhmërisht e lidhur me Shqipërinë dhe shqiptarët, me kontribute pozitive nga të ty anët e kësaj marrëdhënieje historike. Nga njëra anë, shteti modern i Egjiptit u themelua nga sundimtari reformator shqiptar Mehmet Ali Pasha, dinastia e tij cilit qëndroi në krye të shtetit deri më 1952. Mërgimi i shqiptarëve në Egjipt i ka fillesat në gjysmën e dytë të shekullit të 18-të duke kulmuar në periudhën deri në tre dekadat e para të shekullit të 20-të. Pas rënies së dinastisë, numri i shqiptarëve u tkurr ndjeshëm ashtu si edhe ndikimi i tyre, transmeton lexo.com.al.
Megjithatë, në kulmin e qëndrimit të tyre në Kajro, intelektualët rilindas shqiptarë të cilët kaluan një pjesë të rëndësishme të karrierës së tyre në vend, kontribuuan në p ropagandimin e idesë kombëtare dhe shtytjes së gjuhës shqipe. Shoqëria e parë shqiptare në Egjipt u themelua në vitin 1875 ndërsa pas kësaj vijuan shumë të tjera. Figura të rëndësishme që kanë zhvilluar një pjesë të veprimtarisë së tyre patriotike në Egjipt përfshin emra si: Thimi Mitko, Spiro Dine, Filip Shiroka, Jani Vruho, Thanas Tashko, Stefan Zurani, Andon Zako Çajupi, Mihal Zallari, Milo Duçi, Loni Logori, Qerim Haxhiu, Fan Noli, Aleksandër Xhuvani etj./Lexo.com.al/e.c.