Ditët e fundit të fushatës zgjedhore u shoqëruar me trazira politike, ku kulminuan me vrasjen e Pjerin Xhuvanit në mes të qytetit të Elbasanit.
Vëzhguesja e Komitetit Ndërkombëtar i Helsinkit, Ardita Kolmarku, tregon në Top Talk se “u reflektua frika te qytetarët pas atyre ngjarjeve”. “Në dallim nga zgjedhjet e mëparshme, kemi një klimë pak më të qetë. Por, ditët më parë, qytetarët kanë shfaqur pasiguri dhe frikë. Është ndjerë ajo çfarë ka ndodhur në popullatë. Por sot, situata po vijon më qetë”.
Nga vëzhgimi në qendrat e votimit, Kolmarku tregon se procesi ka vijuar normalisht, me disa probleme të vogla. “Janë konstatatuar disa anomali që kanë zvarritur procesin në Berat dhe Pogradec. Në mënyrë të vazhdueshme kemi cënim të së drejtës së vëzhguesit për të depozituar ankesën me shkrim”.