Gjatë vizitës në Korçë, në kuadër të fushatës elektorale, kryeministri Rama është takuar me një grup turistësh të huaj nga Hungria. Grupi i motorristëve kanë mbërritur nëpërmjet një udhëtimi me motorrë dhe kanë bërë një guidë në Shqipëri. Njëri prej tyre i ofroi kryeministrit një xhiro të cilën Rama nuk e refuzoi dhe e ndau me ndjekësit në facebook.

“Kolonjë – Në gjimnazin “Petro Nini Luarasi” dhe në qendrën e re sociale “Motrat Qirjazi”, dy hapësira të rilindura për kolonjarët dhe jashtë programit, një përplasje e këndshme me një grup motoristësh hungarezë të dashuruar me Shqipërinë”- shkruan Rama.