Pasdite e çmendur në Serie A, ku janë shënuar plot 27 gola në 7 ndeshje. Ndeshja më spektakolare e pasdites ishte padyshim Napoli-Crotone, që përfundoi me fitoren e vendasve me shifrat 4-3. Gjithçka nisi shumë mirë për Napolin që shënoi dy gola në minutat 19’ dhe 22’ me Insigne dhe Osimhen. Të gjithë menduan që do të ishte e lehtë, por Crotone reagoi me anë të Simyt në minutën e 25’.
Mertens shënoi përsëri për napolitanët, duke mbyllur pjesën e parë me shifrat 3-1. Fraksioni i dytë nisi me gol përsëri, ku ishin miqtë me Simyn që shkurtuan rezultatin. Mesias mendoi ta bënte edhe më interesante ndeshjen në të 59-tën, kur çoi shifrat në 3-3.
Sidoqoftë, Napoli shënoi përsëri në minutën e 72’, me anë të Di Lorenzos, duke mbyllur ndeshjen me fitoren 4-3. Nga ana tjetër, fitore edhe për Atalantën, që mposhti 3-2 Udinesen me gola të Muriel dhe Duvan Zapata.
Roma barazoi 2-2 ndaj Sassuolos, duke bërë një hap fals në luftën për zonën Champions. Golave të Pellegrinit dhe Bruno Peres, iu kundërpërgjigjën dy herë Traore dhe Raspadori. Lazio mori një fitore me shumë vlera ndaj Spezias 2-1, ndërsa sukses mori edhe Verona 0-2 ndaj Cagliarit. Genoa-Fiorentina u mbyll në barazim 1-1, si dhe Benevento-Parma 2-2.