Superliga Europiane vazhdon të pësojë një “eksod” të klubeve themeluese. Pas 6 klubeve angleze, që konfirmuan mbrëmjen e djeshme largimin, vjen edhe një tjetër “dezertim” nga Italia.
Siç bëhet me dije nga mediet pranë klubit milanez, Interi ka vendosur të largohet nga kompeticioni. “Në gjendjen aktuale të Superligës, ky projekt nuk ka më interes për ne”, mësohet të jenë shprehur drejtuesit zikaltër.
Ky vendim vjen pas largimit të klubeve angleze, teksa nga Spanja raportohet se Atletico Madrid po përgatit largimin zyrtar. Barcelona gjithashtu e ka lënë në dorë të aksionerëve të tjerë, duke u larguar me klas nga projekti.