Ambasadori i BE-së në vendin tonë Luigi Soreca ka bërë thirrje që vrasja e Pjerin Xhuvanit të hetohet me urgjencë, e ndërsa u bëri thirrje politikës për përmbajtje dhe shmangie të dhunës, retorikës nxitëse dhe gjuhës së urrejtjes në këtë moment vendimtar të fushatës elektorale.

“Akti i dhunshëm që ndodhi sot në Elbasan duhet të hetohet me shpejtësi nga autoritetet kompetente, dhe duhen bërë të qarta përgjegjësitë dhe të ndiqet plotësisht. Ne bëjmë thirrje për përmbajtje dhe shmangie të dhunës, retorikës nxitëse dhe gjuhës së urrejtjes në këtë moment vendimtar të fushatës elektorale”, shkruan Ambasada e BE-së.