Nga Bledi Mane/ Sot në darkë nuk vinë vaksinat e porositura për popullatën. Nuk do ulen e as do ngrien 18 fluturimet e orarizuara për dhe nga aeroporti i Rinasit. Punonjësit e Albcontrollit megjithëse kanë një vit për shkak të pandemisë që rrogat e tyre nga 6 milionë lekë/muaj u kanë shkuar në 3.2 milionë, gjetën kohën më të papërshtatshme për të penguar funksionimin në të vetmin aeroport ndërkombëtar. Në krye të 65 punonjësve rebelë, qëndron Fisnik Tabaku, vëllai i opozitares Jorida Tabaku që me urdhër partie po strumbullon një vepët të rëndë penale duke cënuar sigurinë kombëtare. Fisniku, drejtor i ka qysh prej janarit 2021 që tenton e organizon pengimin e ardhjes së vaksinave antiCovid në Republikën e Shqipërisë duke rrezikuar jetën e qindra e mijëra qytetarëve shqiptarë.
Mes gjithë kësaj loje të pështirë e plot rreziqe shëndetësore e penale, ti Jorida Tabaku duhet të ngrihesh mbi patetizmin militantesk e ti japësh urdhër tët vëllai tu bëjë thirrje grevkstëve milionerë të hapin qiejt e Shqipëri, të lejojnë vaksinat të prekin tolën tonë e të mos luani me shëndetin e njerëzve në këtë kohë kolere ku kolerat e partive do neveriten edhe prej historisë!