Çifti mbretëror, Kate Middleton dhe Princi William festojnë ditën e sotme 10 –vjetorin e martesës, të cilët i thanë “Po” njëri-tjetrit më 29 prill të 2011-ës. Këtë lajm ata e kanë bërë të ditur nëpërmjet disa fotove të ndara në rrjetin e tyre zyrtar në “Tëitter”, ku duken të dy veshur në blu.
Kate u shfaq me një triko të kaltër me mëngë të tejdukshme, gjersa në pjesën e poshtme tërësisht në të bardhë. Nga ana tjetër, William mbante një triko të thjeshtë, këmishë me jakë dhe pantallona. Në foton e parë, Duka dhe Dukesha e Kembrixhit ishin të ulur pranë një sfondi të gjelbëruar, gjersa në të dytën, ata përqafuan njëri-tjetrin teksa qëndronin pranë një ndërtese.
“10 vite”, është shkruar krahas këtyre imazheve.
Së fundmi, mbretëresha ka uruar çiftin për një martesë të lumtur nëpërmjet një statusi në Twitter.
“I uroj Dukës dhe Dukeshës së Kembrixhit një përvjetor shumë të lumtur të martesës. Sot bëhen 10 vjet që kur Lartësitë e Tyre Mbretërore shkëmbyen zotime në Westminster Abbey”.
Ky përvjetor nuk do të festohet ashtu siç duhet pasi janë berë vetëm dy javë që nga dhënia e lamtumirës së fundit të Princit Philip.
Kujtojmë se para se princi George të bëhej gati për të nisur klasën e parë, Princi William dhe bashkëshortja e tij Kate kanë jetuar në shtëpinë e tyre në fshat, 2 milje larg rezidencës së Mbretëreshës.
Ndërtesa e quajtur ‘hall’ daton që në shekullin e tetëmbëdhjetë. Dikur, kjo vilë përdorej nga Duka dhe Dukesha e Kent-it, e ndërsa më vonë nga shoku i ngushtë i princit Charles. Kjo shtëpi ishte dhurata e dasmës për William dhe Kate nga Mbretëresha. Doni të dini sa kushton e gjitha? 30 milion £. Kësaj ndërtese i është bërë një restaurim i brendshëm që ka kushtuar 1.5 milion £, ndërsa pyjet rreth e rrotull janë një domosdoshmëri për ta bërë ambientin e familjes sa më privat.