Ambasadorja e SHBA-ve, Yuri Kim ka dhënë një tjetër mesazh në ditën e votimit për zgjedhjet parlamentare për Shqipërinë
Kim iu drejtua autoriteteve të cilave i tha se duhet të përmbushin përgjegjësitë e tyre për të numëruar me saktësi votat.
Ndërkohë që sipas saj, kandidatët dhe drejtuesit e tyre duhet të presin rezultatin.
“Autoritetet do të përmbushin përgjegjësit e tyre për të numëruar votat me saktësi. Kandidatët dhe drejtuesit e tjerë do të mundet të bëjnë detyrën e tyre duke pritur me durim, duke pranuar gjykimin e popullit.
Qytetarët më kanë thënë se kanë votuar dhe se ndiheshin të sigurt”, tha ambasadorja nga Elbasani.