Me nëntë gola, Rei Manaj është kryegolashënuesi i Barcelonës B, si lojtari më i rëndësishëm që po e udhëheq drejt ngjitjes në Ligën e Dytë spanjolle për sezonin e ardhshëm.
Po pse nuk luan me Messin? Portali iberik ka zbuluar se ajo që e pengon djaloshin shqiptar është mosha e tij, 24- vjeçare, dhe nuk konsiderohet më pjesë e ekipit të të rinjve, si dhe bilanci në vështirësi i Barcelonës. Nëse Manaj do të debutonte në ekip me Messin, automatikisht për shkak të moshës do të bëhej lojtar i federuar me ekipin A.
Në këtë mënyrë, kalojnë të gjitha përgjegjësitë financiare të klubit, pagesa e mbetur për kartonin, rroga dhe bonuset, në bilancin e Barcelonës A, aktualisht në vështirësi. Me gjithë vëzhgimin e Kuman nga afër, Manaj do ta ketë të vështirë debutimin me skuadrën A, edhe pse është në pritje të ftesës prej tij.