Më 15 maj 2002, Real Madridi dhe Bayer Leverkusen luajtën finalen e Ligës së Kampionëve në “Hampden Park” të Skocisë dhe natyrisht ishte “Zizou”, ai që bëri ndryshimin. Madrilenët fituan 2-1, me kryeveprën e mesfushorit francez, sot trajner i “Los Blancos”. Zidane prodhoi atë moment, që do të mbahet mend gjatë.


Një sulm nga e majta e pa mbrojtësin Roberto Carlos ta pasojë topin në gjysmëlartësi te francezi, në skaj të zonës kundërshtare. Pastaj goditja e tij “volej” dhe rrjetë. Një gol i paharrueshëm, që dërgoi trofeun te Real Madridi dhe ka hyrë në historinë e Champions-it si një ndër më të bukurit.