Ekonomia botërore po kthehet në digjitale më shpejt sa ishte parashikuar dhe me të njëjtin ritëm duhet të përshtaten edhe shërbimet e autoriteteve publike, përfshirë ato doganore.
Informacioni dhe Teknologjia e Komunikimit (ICT) janë sot në çdo zyrë të Autoriteteve Doganore duke transformuar shërbimin doganor nga automatizimi shërbimeve ICT, përdorimi internetit për mos transportin e mallrave të ndaluar, përdorimi sistemit automatik të deklaratave doganore, evidentimi risqeve, marrja e masave për validimin dhe procesimin e deklaratave doganore etj.
Orientimi i konceptit të Doganës Dixhitale- ‘Digital Customs’ është sot objektiv kryesor për Drejtorinë e Përgjithshme të Doganave për përdorimin e sistemeve dixhitale në mbledhjen e të detyrimeve doganore, kontrollin e fluksit të hyrje-daljeve të mallrave, njerëzve, lëvizjes së parave, për të siguruar tregtinë ndërkufitare.
Iniciativa e DPD për Dogana Dixhitale me qëllim zëvendësimin e procedurave doganore me operacione elektronike po krijon një ambient me eficient dhe më modern në funksion të lehtësimit të tregtisë.
“Duke u fokusuar në Doganat Dixhitale, si Autoritet Doganor, sinjalizojmë aspiratat tona për më shumë zgjidhje zhvilluese digitale, duke lehtësuar veprimtarinë e biznesit në import-eksport, autoriteteve të tjera publike dhe partnerëve doganorë, dhe për të synuar adoptimin e teknologjive të të reja si big data, telematics dhe Cloud, për të rritur performancën operacionale të të bërit biznes në Shqipëri me ndikim në rritjen ekonomike”- njofton DPD.
Sipas DPD-së, nëse i referohemi progresit të qeverisjes digjitale nëpërmjet portalit të shërbimeve E-Albania e-shërbimet që ofrohen aktualisht për bizneset janë rreth 30 duke përfshirë 4 aplikime për licensa, 6 aplikime për kërkesa, 19 autorizime, tre shërbime sistemi sicpatrace dhe një vërtetim.
Në mënyrë të detajuar e-shërbimet që ofron nëpërmjet E-Albania dhe së shpejti me interlink me faqen zyrtare të internetit të Autoriteteve Doganore janë si vijon:
Tre licensa :Licencë për agjenci doganore; Licencë për agjentë doganorë; Licencë për deklarues të drejtëpërdrejtë.
Gjashtë kërkesa: Kërkesë për miratim shtese degë doganore në Regjimin e përpunimit Aktiv;Kërkesë për shtyrje të regjimit e lejimit të përkohshëm me përjashtim të pjesshëm; Kërkesë për shtyrje të regjimit e lejimit të përkohshëm me përjashtim të plotë; Makineri dhe pajisje në funksion të realizimit të kontratave të investimit me vlerë të barabartë ose më të madhe se 50 milionë (pesëdhjetë milionë) lekë, te cilat nuk janë për shitje; Makineri dhe pajisje në funksion të realizimit të kontratave të investimit në sektorin e agrobiznesit, pavarësisht nga vlera e investimit; Makineri dhe pajisje në funksion të realizimit të kontratave të investimit në sektorin e përpunimit aktiv pavarësisht nga vlera e investimit.
19 autorizime si vijon:Autorizim Informacion Detyrues i Origjinës ;Autorizim Informacion i Detyrueshëm Tarifor; Autorizim Magazine Fiskale Prodhimi; Autorizim Magazine Fiskale.
Autorizim Pritës i Regjistruar; Autorizim Përjashtimi nga Detyrimet Doganore; Autorizim Trajtimi Tarifor Favorizues: kafshët për riprodhim; Autorizim Trajtimi Tarifor Favorizues: mallra industrial;Autorizim Trajtimi Tarifor Favorizues: për farat; Autorizim për Statusin e Eksportuesit të Miratuar;Autorizim për përjashtimin nga detyrimet e akcizës të karburantit për anijet e peshkimit; Autorizim për regjim të lejimit të përkohshëm me përjashtim të pjesshëm; Autorizim për regjim të magazinimit doganor; Autorizim për regjim të përpunimit Aktiv të thjeshtëzuar; Pajisja me Autorizim për nivelin e diferencuar të pagesës së akcizës; Autorizim për regjim të përpunimit aktiv të thjeshtëzuar; Autorizim për regjim të përpunimit pasiv; Autorizim për regjimin e lejimit të përkohshëm me përjashtim të plotë; Pajisja me Autorizim për përjashtim nga TVSH dhe detyrimet doganore të karburanteve për Trupin Diplomatik.
Tre shërbime të sistemit SICPATRACE: “Krijim profili në sistemin Sicpatrace për krijimin e porosive të pullave fiskale; Modifikim profili në sistemin ‘Sicpatrace’, shtesë furnitori; Modifikim profili në sistemin ‘Sicpatrace’, shtesë kategorie produkti; lëshimin e vërtetimit në lidhje me detyrimet e papaguara doganore.