Autoritetet shëndetësore në Greqi, kanë bëri bilancin ditor të COVID-19 në vend. Në njoftimin zyrtar thuhet se gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar 1.517 raste të reja, ndërsa numri i viktimave është 44.
Në të gjithë spitalet e vendit ndodhen në intubim 547 qytetarë. Përqindja më e madhe e të infektuarve përbëhet nga burrat, me 395.094 infektime që prej shpërthimit të pandemisë, ndërsa vdekjet gjithsej, janë 11.916.
Referuar një dite më parë, ka një ulje të rasteve të infektimeve dhe viktimave, pasi u regjistruan 2.433 infektime me virusin dhe 50 fatalitete.