Në 24 orët e fundit, nga 7 060 teste të kryera për COVID-19 në Kroaci, 9,4% e tyre, domethënë 665, kanë rezultuar pozitive, raportoi sot Ekipi Kombëtar i Menaxhimit të Krizës COVID-19.
Në 24 orët e fundit, numri i të vdekurve në lidhje me COVID është rritur me 45 në 7 469.
Aktualisht, ka 9 621 raste aktive COVID-19. Prej tyre, 2 032 pacientë janë në trajtim spitalor, përfshirë 234 pacientë në ventilator.
Që nga 25 shkurt 2020, kur Kroacia regjistroi rastin e saj të parë të këtij infeksioni, një total prej 344 494 personash janë regjistruar si të infektuar me COVID-19 dhe 327 404 janë rikuperuar, përfshirë 1 704 në 24 orët e fundit.
Deri më tani, 26 413 perosna janë në vetizolim.