Agron Gjekmarkaj, që deri më dje bënte analistin dhe hiqej si parimor, tani është shndërruar në lëpirësin serial të Lulzim Bashës. Pas pazareve që dyshohet se bëri me Bashën dhe u fut në listat e kandidatëve për deputetë, dyfytyrësia e Gjekmarkajt doli më shumë në pah. Kritiku i djeshëm tregoi anën e tij të vërtetë, anën e një pseudo-intelektuali, që nuk njeh parime dhe integritet, por pazare dhe lëpirje. Para se të ishte në listat e PD, shfrynte, shante, akuzonte Lulzim Bashën me lloj-lloj fjalori, sot bën ushtarin e e tij, del dhe sulmon rivalët e tij.
Pazari është ende në fuqi dhe bashkë me të dhe sharlatanizmi i analistit të djeshëm Agron Gjekmarkaj, i cili tregoi se më shumë rëndësi për të kishin të ndenjurat, se sa fytyra. E pështynte dje Bashën, e akuzonte nuk ka lënë gjë pa i thënë, ndërsa sot shfaqet sikur po vdes nga dashuria për të. Sot, për të Basha është i përkryer, po njëherësh është i përkryer edhe servilizmi i përshtirë i tij. Me artikuj të tërë në formë opinionesh, dhe të botuara në gazetën “Panorama” por edhe në media të tjera, nëpër emisione televizive, me fytyrën e analistit, Gjekmarkaj akuzonte dhe shante kreun PD Lulzim Basha. Gjekmarkaj thoshte se në PD çmohen idiotët dhe se Basha vlerësonte të diskretituarit. “Në PD nuk vlente CV-ja, kontributi, historia familjare apo opozitarizmi ndaj të majtës.
Hiç asgjë. Ato janë dokrra hinit. Mjafton të takosh njeriun e duhur, në mënyrën e duhur dhe Basha ta hap derën. Nuk ka rëndësi në je idiot, përkundrazi ajo është cilësi që çmohet shumë në PD. Shikoni postet e reja që shpërndau Basha për t’u bindur për këtë. Natyrisht Lulzim Basha, i shkolluar jo keq si profesionist vite më parë, ka 12 vjet që përdor vetëm 120 fjalë si fjalor kulturor e politik. Ata që tejkalojnë këtë shifër s’kanë sy për qabe. Nuk e kishim vënë re edhe nga dëshira për ta mbyllur një sy kur zullumet e Qeverisë socialiste s’kishin të sosur.”- shprehej Gjekmarkaj, në Shtator të vitit 2017. Janë të shumta akuzat e tij ndaj Lulzim Bashës, që ai bënte para pazareve për karrigen e deputetit, ndërsa sot është kthyer në një lepur dhe palaço publik apo thjesht në një sharlatan që nga jeta akademike u katandis në Fahri Balliun e tretë të Lulzim Bashës.(CNA.al)