Kandidati për kryetar i Partisë Demokratike, Agron Shehaj, doli për herë të parë para mediave si kadidat për kreun e PD-së.
“Po kandidoj sepse udhëheqja aktuale po përpiqet ta kalojë humbjen e 25 prillit si një gjë të zakonshme. Kandidimi im është fillimi i një projekti për ndryshimin e PD”, tha ai.
Shehaj tha se konkurrimin nuk e sheh si garë për një post, por si një përpjekje të përbashkët me të gjithë demokratët që kërkojnë që partia të jetë partia e anëtarëve.
Shehaj përjashtoi mundësinë e bashkëqeverisjes me Ramës, nëse zgjidhet kryetar.
“Nëse zgjidhem kryetar i PD, nuk do të ketë bashkëqeverisje”, u shpreh Shehaj.
Shehaj tha se përballë Edi Ramës duhet një njeri krejt ndryshe prej tij”
“Basha nuk është lider i korruptuar. Përballë Edi Ramës duhet një njeri krejt ndryshe nga Edi Rama. Duhet të jetë i pakorruptuar”.
Ndëtsa për shpalljen non grata të Sali Berishës nga SHBA, Shehaj nuk pranoi të bënte komente.
“Jemi të vetëdijshëm që lideri historik i PD ka kontribut të jashtëzakonshëm në orientimin e Shqipërisë drejt Perëndimit. Për shpalljen non grata nuk kam koment”, tha ai.
Shehaj tha se bindjen për të kandiduar e bazon në bindjen se Lulzim Basha nuk e çon dot PD-në në fitore.