“Harkëtarët” fituan 4-0 ndaj Emmen, duke e fituar për herë të 35-të trofeun më të rëndësishëm në Holandë, kur kanë mbetur edhe tri ndeshje për t’u zhvilluar.
Në fakt, skuadra e drejtuar nga Ten Hag priste thjesht matematikën, pasi para kësaj sfide kishte krijuar një distancë prej 12 pikësh me rivalin më të afërt, PSV-në, madje edhe sa i përket golaverazhit kishte avantazh të thellë, megjithatë zyrtarisht u shpall kampion në javën e 31-të.
Sa i përket sfidës me Emmen, golin e parë e realizoi Timber në minutën e 10-të, me pjesën e parë që u mbyll në epërsinë e vetëm një goli. Në fraksionin e dytë i çoi shifrat në 2-0 Haller, në minutën e 61-të, dhe pak minuta më vonë realizoi Rensch, ndërsa golin e rezultatit përfundimtar 4-0 e shënoi Klaasen. Gara për vendin e dytë në Eredivisie, që jep mundësinë për të luajtur në Champions po zhvillohet mes PSV Endhovenit dhe Az Alkmaarit.