Aktori Guljelm Radoja pas një muaj i shtruar në spitalin e Durrësit për shkak të Covid 19, është dërguar në intubim te “Shefqet Ndroqi” në Tiranë. Pasojat që i ka lënë COVID-19 kanë rënduar gjendjen shëndetësore të artistit.
Pak javë më parë, djali i tij, Redi Radoja tha se gjendja e aktorit është rënduar pasi i janë prekur mushkëritë.
“Tani më kanë njoftuar që nuk është mirë. Ai i ka mushkëritë tepër të rënduara. Duhet ti ketë pasur rëndë edhe para kovidit. Mbase kjo sëmundje po shfaq disa të fshehta të shëndetit të tij që nuk diheshin më parë. Prej dy javësh ai është në reanimacion. Tani presim që natyra të bëjë punën e vet. E kam takuar më tepër kemi shtrënguar duart nuk kam dashur ta lodh. Është e vështirë ta shohësh prindin në atë gjendje”, tha i biri i aktorit në një intervistë për “Shqipëria Live”.