Në një intervistë të hershme, Tritan Shehu ka zbardhur një bisedë që ka bërë me Sali Berishën në vitin 1996 ku i kërkonin llogari lidhur me firmat piramidale.
Sipas Shehut, ai e ka siguruar se i kishte nën kontroll të plotë veprimtaritë e tyre.
Asah kohe, si shumë të tjerë edhe deputeti demokrat akuzonte Berishën se fshihej pas të gjithë skemës ku shqiptarët lanë pasurinë e tyre.
“Karta e ndershmërisë që luhen për të treguar se gjithë janë të korruptuar dhe vetëm ai është i ndershëm, është një kartë mund të them absolutisht intriguese, një kartë spekulative dhe ndoshta mund të jetë e kunderta. Unë nuk dua të sulmoj askënd direkt. Unë dua të tregoj vetëm diçka meqënëse edhe këtë lojë e hapur zoti Berisha këto kohët e fundit shumë. Në vitin 1996 kur skemat piramidale po përfundonin, unë dhe Kryeministri të shqetësuar në fund të 96 i kemi thënë zotit Berisha që duhet pasur në kontroll të plotë Sudja, sepse ajo nga sa dimë ne i thamë nuk çon paratë në bankë dhe paratë e saj mund të zhduken diku. Ai na tha, mos u shqetësoni fare se Sudja është në kontroll të plote të SHIK-ut dhe të organeve tona. Paratë e Sudes në fund u zhdukën. Unë shtroj pyetjen: ku u zhdukën ato para?
Gazetarja:- Pra ju bashkoheni me akuzat e zotit Pollo?
Tritan Shehu “Unë kam besim tek zoti Pollo, e di se ai i di mirë ato që kanë ndodhur në këto dy vjetët e fundit në PD, dhe veçanërisht thënia e zotit Pollo që jam gati të ballafaqohem në gjyq për mua është një thënie shumë kuptimplotë dhe shumë e sigurtë në veten e tij”.
Gazetarja:- Ju a jeni gati të ballafaqoheni para drejtësisë?
Tritan Shehu:- “Para drejtësisë për çdo gjë unë jam gati të ballafaqohem dhe jam gati të kërkoj sqarime para drejtësisë ndaj kujtdo qoftë ai njeri i cili do të më sulmojë mua për të tilla gjëra”.(TemA)