Ditën e sotme Antonela ishte personazhi i radhës që u largua nga “Për’puthen”. Duke qenë se emisioni po shkon drejt fundit, të gjitha historitë e personazheve po finalizohen. Antonela u shfaq sot shumë e prekur, teksa takimi i fundit që u transmetua ishte ai me Gelianin. Ata të dy lanë të kuptohet se mes tyre nuk mund të ketë diçka më shumë se miqësi dhe kështu Antonela u largua e vetme nga emisioni.
Ndërkohë nga fillimi deri në fund të programit, Antonela u shfaq e përlotur dhe nuk mundi t’i përmbante emocionet kur u transmetuan momentet e saj më të bukura në “Për’puthen”. Ndërsa kur u pyet nga Bora se cilit prej djemve do të donte t’i jepte një shans të dytë për t’i bërë gjërat ndryshe, ajo u vu në siklet. Antonela nuk preferoi të jepte një emër, por la të kuptohej se bëhet fjalë për Mevlanin. Më pas ajo pranoi hapur mes lotësh se Mevlani është pengu i saj në emision.
Ky i fundit u largua ditën e djeshme nga “Për’puthen” me Ledjanën. Edhe gjatë largimit të tyre, Antonela nuk i përmbajti emocionet dhe nisi të qante. Madje ajo hodhi dyshime se Mevlani dhe Ledjana kanë fshehur gjithmonë njëri-tjetrin, por nuk tregoi se për çfarë bëhet fjalë.
“Dua që Mevlani të kthejë buzëqeshjen që ka pasur në fillim, edhe mos ta gënjejë veten me gjëra të kota për të dalë mirë në publik. Unë e njoh shumë mirë. Ka shumë faj edhe ai, nuk dua ti hedh fajin vetëm Ledjanës. Keni mbuluar njëri-tjetrin gjithmonë, kështu që nuk ke si e lë në baltë Ledjanën në këto momente”, tha Antonela.