Sapo KQZ zyrtarizoi humbjen e PD-së në zgjedhje, njëri nga emrat që i kërkoi publikisht dorëheqjen Lulzim Bashës ishte edhe ish-sekretari i përgjithshëm i selisë blu, Arben Ristani, i cili u shpreh se njeriu që drejtoi opozitën për 8 vite, në 2 palë zgjedhje pa mundur ta sjellë pushtet duhet të largohet.

Por, Lulzim Basha nuk pranoi rezultatin duke akuzuar për vjedhje të zgjedhjeve ashtu siç ka bërë në çdo humdje.

Megjithatë, garda e vjetër e PD-së me në krye, drejtuesin e Këshillit Kombëtar, ish-presidentin Nishani, ish-ministrin Imami dhe Ristanin këmbëngulin në dorëheqjen e Bashës.

Ish-sekretari i PD-së në një postim në Facebook pasditen e sotme citon një shprehje të Albert Einstein, që nuk është e vështirë për ta kuptuar se “thumbi” drejtohet për të selia blu dhe kryetari i saj.

“Sipas Albert Einstein: Çmenduri është të bësh gjithmonë te njëjtën gjë dhe te presësh rezultate te ndryshme” shkruan Ristani duke nënkuptuar se lideri i demokratëve po vijon me të njëjtën sjellje si pas humbjeve të zgjedhjeve të kaluara duke shuar shpresën për të sjellë PD-në në pushtet.