Blogerja dhe nusja e Sali Berishës, Armina Mevlani, ka folur rreth raporteve me vjehrrin e saj, pasi është shpallur “non grata” nga SHBA. Përmes rrjetit të saj social Instagram, në një pyetje-përgjigje, njerëzit janë treguar kuriozë lidhur me raportet e saja me ish-presidentin dhe kryeministrit, Sali Berisha, i cili disa ditë më parë është shpallur “non grata”.
“Si i ke raportet me Sali Berishën dhe a takoheni shpesh?” “I kemi shumë të mira. Takohemi shumë shpesh dhe e vlersoj shumë për kulturën dhe dijen e tij.”, përgjigjet Armina.
Kjo nuk është hera e parë që ndjekësit janë të nteresuar për mënyrën se si e ka pritur ajo shpalljen e Berishës “non grata” si dhe raportet mes tyre.
Dy ditë pas publikimit të lajmit, Armina tha se për arsye politike, “çdo gjë mund të ndodhë”, ndërsa shton se shqetësimi i vetëm është shëndeti i saj dhe i njerëzve të dashur.
Pasditen e 19 majit, përmes një njoftimi zyrtar, Sekretari amerikan i Shtetit njoftoi se SHBA ka futur në ‘listën e zezë’ Sali Berishën dhe familjen e tij. Blinken firmosi kështu fundin e palavdishëm të një politikani kaq të rëndësishëm. Në argumentimin e DASH thuhej se ky vendim ndaj Berishës vjen pasi në funksionin e tij si kryeministër i Shqipërisë, Berisha është përfshirë në akte korruptive si keqpërdorimi fondeve publike dhe ndërhyrje me proceset publike duke përdorur fuqinë për përfitime personale, dhe pasurimin e aleatëve politik përfshi familjen në kurriz të konfidencës publike të qeverisë shqiptare dhe institucioneve.