Arsenali do t’i mungojë Europës për herë të parë që prej vitit 1995 sezonin e ardhshëm dhe zërat për shkarkimin e Mikel Artetës po forcohen.

Megjithatë, “Daily Mail” zbulon se vendi i trajnerit spanjoll në stolin e “Topçinjve” vazhdon të jetë i sigurt, pavarësisht eliminimit nga Vijareali në gjysmëfinalen e Ligës së Europës të enjten. Drejtuesit e klubit nuk mendojnë se shkarkimi i menjëhershëm i Artetës do të ishte një zgjidhje.

Ai pritet të jetë sërish në stolin e “Emirates” edhe në fillim të sezonit 2021-‘22, por i vetëdijshëm se pozicioni i tij është shumë i lëkundur dhe një nisje me probleme e tij do të sillte edhe shkarkimin e pashmangshëm”.