Austria do të ndalojë fluturimet nga Britania e Madhe, duke filluar nga qershori, për të ndaluar hyrjen e të ashtuquajturës variant indian në vend, njoftoi Ministria e Shëndetësisë në Vjenë.

Fillimisht, ndalimi do të jetë në fuqi deri më 20 qershor.

Varianti i COVID-19, që u zbulua për herë të parë në Indi në tetor, është përhapur gjerësisht në BM.

Sipas OBSH, ky variant, që konsiderohet më ngjitës, tashmë është shfaqur në pothuajse të gjitha vendet e Europës Perëndimore.

Ministria austriake e Shëndetësisë, gjithashtu, klasifikoi BM-në si një zonë e variantit të virusit, duke vendosur kufizime të rrepta të hyrjes në vend.

Qeveria gjermane ndërmori një hap të ngjashëm të premten.