Kryedemokrati Lulzim Basha është ngatërruar sërish me fjalët e tij. I pranishëm në Lezhë në një takim me mbështetësit e Partisë Demokratike, Basha foli sërish për pretendimet e tij se kryeministri Edi Rama ka vjedhur zgjedhjet e 25 prillit.

Teksa fliste, Basha u ngatërrua. Rezultati i Lezhës ka dalë 4 me 3. Por Basha mendon se lezhianët ia kanë bërë 5 me 2 Ramës

“Tek po vija këtu, i thashë Markut, një të vërtetë që e dinë të gjithë: ishte marifeti i ndryshimeve anti-kushtetuese të 5 tetorit dhe ndryshimi i njëanshëm i kushtetutës në 30 korrik ai që edhe matematikisht i hoqi mandatin e pestë koalicionit tonë në Lezhë. 5 me 2 ja bënë lezhjanët, mirditorët dhe kurbinasit një regjimi që nuk la gjë pa përdor kundër tyre,”- tha Basha.

Video: