Mbrëmjen e sotme, “Kënga Magjike” nis tri netët finale të edicionit të 22-të pasi këtë të diel u mbyll prezantimi i të gjitha këngëve pjesëmarrëse me artistët e fundit ‘Big’ dhe ‘New Artist’. Para pak ditësh, Ardit Gjebrea, drejtuesi i këtij festivali të madh, njoftoi se Marsela Çibukaj do të jetë e ftuar si prezantuese. Ajo i dha provat se mund të drejtojë shumë mirë një spektakël, gjatë kohës që zëvëndësoi Ardit Gjebrean në “E diela shqiptare”, kur moderatori ishte i infektuar me Covid-19.
“Gëzuar! Për prezantimin bashkë të netëve finale të Kënga Magjike 2021! Marsela Çibulaj mbi të gjitha – artiste!”, shkroi Arditi teksa dha lajmin e bukur. Nata e dytë gjysmëfinale jetë nesër, më 27 maj, kurse finalja e madhe do të mbahet më 29 maj.
Këtë vit skenës i janë rikthyer emra të njohur siç janë: Flori Mumajesi, Soni Malaj, Eneda Tarifa, Fifi, Alban Ramosaj, Era Rusi, Erik Lloshi, Orgesa Zaimi, Lindita, e shumë të tjerë.
Më herët, Gjebrea ka njoftuar se këtë vit artistët fitues të “Kënga Magjike” do të shpërblehen me shuma monetare.
“Interesimi i artistëve për festivalin magjik na ka prekur. Edhe pse në një situatë pa aktivitete, përsëri dëshira për të investuar për dashurinë e tyre- këngën, është impresionuese. Ndaj, në shenjë mirënjohjeje, produksioni i “Kënga Magjike” ka vendosur që për çmimin e parë të festivalit të japë 500.000 lekë, ndërsa për 19 finalistët e tjerë, nga 200.000 lekë secilit.
Eshtë ky një solidaritet me artistët, për të mbajtur në këmbë magjinë e këngës shqipe.”, deklaraoi Ardit Gjebrea muaj më parë.