Kreu PDK-së, Nard Ndoka ka reaguar lidhur me lajmin e bujshëm, ku Sekretari Amerikan i Shtetit, Antony Blinken njoftoi se SHBA e ka shpallur “non-grata” ish-kryeministrin e Shqipërisë, Sali Berisha.
Nard Ndoka nuk ka zgjedhur të flasë gjatë, por është mjaftuar me një fjali të thjeshtë duke i dalë në mbrojtje Berishës.
“Berisha do mbetet gjithmone Burrë Shteti!”, shkruan ai në Facebook, duke u shprehur kete radhe ne versionin “nekrologu politik”.
Kujtojmë që Ndoka nuk do të jetë në shtator në parlament, pasi Basha e renditi në vendin e tetë në listën në qarkun e Shkodrës, dhe kështu nuk mundi të fitojë mandatin e deputetit.