Ish presidenti Bujar Nishani gjatë mbledhjes së ditës së sotme të ‘Grupi për PD’, tha se qëndrimi i Lulzim Bashës për vendimin e DASH për të shpallur Sali Berishën ‘non grata’ ishte një qëndrim hipokrit.
Nishani tha se Basha duhet të jetë transparent dhe të tregojë ndikimin që Berisha mund të ketë pasur tek ai, teksa drejton PD. Nishani sakaq tha se tek Berisha ka konstatuar modelin e ndershmërisë dhe institucionalizimit.
‘Unë kam një histori personale bashkëpunimi me z Berisha. Unë president, z.Berisha kryeministër. Mund të deklaroj kudo dhe para kudo kam konstatuar modelin e z. Berisha është një model ndershmërie dhe institucioalizmi.
Unë besoj se kjo çështje do të zgjidhet, por asnjë çështje tjetër nuk do të cënoj marrëdhëniet e shqiptare me Amerikën. Qendrimi i z Basha ishte hipokrit.
Ai u mbështet tek kërkesa për transparencë për këtë çështje çdo qytetar ka të drejtë të kërkojë transparencë, por z.Basha dhe unë e kemi të qartë.
Transparencën duhet ta bëj Basha, pasi në opinionin publik ka diskutime se është i ndikuar nga z. Berisha në vendimet më të rëndësishme që ka marrë z. Basha në PD.
Dhe Basha nuk e ka përgënjeshtruar kurrë këtë çështje. Basha duhet të flasë publikisht a është shantazhuar nga Berisha për të marrë këto vendime apo janë vendime të tij kjo është transparenca që duhet të bëj Basha.’- tha Nishani.