Në 34 orët e fundit Greqia ka regjistruar 2,167 raste të reja me koronavirus si dhe 55 humbje jete. Në total, numri i të infektuarve që nga fillimi i pandemisë shkon në 371.693, prej të cilëve 51.2% janë burra.

Bazuar në rastet e konfirmuara të 7 ditëve të fundit, 51 të tilla rezultojnë të jenë persona që kanë udhëtuar jashtë ndërsa 2,665 janë raste kontakti. Sa i përket viktimave, totali që nga fillimi i pandemisë shkon në 11,266. 95.2% prej tyre kanë pasur sëmundje shoqëruese dhe/ose kanë qenë mbi 70 vjeç.

Numri i pacientëve të intubuar sipas raportimeve është 683 (61.8% burra). Mosha e tyre mesatare është 67 vjeç. 82.9% kanë sëmundje shoqëruese dhe/ose moshë 70 vjeç e lart.

Numri i të shtruarve në spitalet Covid është 293 (ndryshimi ditor -7.86%). Numri mesatar i të shtruarve në shtatë ditë është 346 pacientë. Mosha mesatare e rasteve është 44 vjeç (diapazoni 0.2 deri 106 vjeç), ndërsa mosha mesatare e e atyre që kanë ndërruar jetë është 78 vjeç.