Zv/ kryeministri Erion Braçe thotë se çdo votë që ka sjellë fitoren e Partisë Socialiste është e pastër dhe e pacënueshme, dhe kurrë e blerë.
Ai thekson me anë të një statusi në rrjetet sociale se nuk ka pasur kërcënime, shantazh, dhunë apo presion ndërsa shton se kurrë nuk i ka trajtuar njerëzit si plaçkë që mund të blihen me zarfe.
“17. 611 vota për PSSH! 54.57% te votës popullore! 19.23% te votave te Partise Socialiste ne qarkun Fier! Kjo është fitorja e PS ne Divjake, Terbuf, Grabian, Gradishte, Remas, Allkaj, Krutje, Bubullime, Kolonje!
Cdo vote, cdo vote deri tek vota e 17. 611-te, e paster, e pacenueshme! vote mundi e djerse, vote prej punes, vetem prej punes! kurre e blere!
Kurre e marre me kercenim, shantazh, presion, dhune! Kurre e kushtezuar! Zero! Asnje e tille! perkundrazi, vote e sfiduar nga nje sistem kriminal prej te pasurish nga evazioni, tenderat, kontratat mizerabel, krimi sic nga ballshi ne terbuf e grabian, nga Malesia e Kukesi ne Mize e Zharnec, nga Lushnja ne Remas e Bedat,
Nga Divjaka me zarfa ne lagjet e saj! Kurre ne jeten time nuk i trajtova njerezit si placke! Kurre ne jeten time nuk i vura njeriut cmim! Ndaj i shoh ne sy te gjithe; mbeshtetes, votues, kundershtues!”, shkruan Braçe.