Bregdeti i Darzezës në qytetin e Fierit është kthyer në një pistë garash me kuaj. Aktiviteti është zhvilluar për herë të parë vitin e kaluar me pjesëmarrës nga e gjithë Shqipëria dhe Diaspora. Konkursi është ndjekur me shumë interes nga qindra shikues që kishin ardhur nga Fieri apo zonat përreth këtij bregdeti. Garat e zhvilluara u ndanë në dy pjesë, në Garën e Kuajve Galoper, dhe gara e rezistencës. Në garën e shpejtësisë, morën pjesë 8 kuaj të racës Angleze, ndërsa u fitues u shpall kalorësi Eduard Cingo.

‘Kam një garë të dytë është 23 km me garë rezistence me Lunën Kampion. Kjo ishte garë shpejtësie dhe fituesi u shpalla unë’- tha Cingo. Ndërsa në garën e dytë atë të rezistencës që ishte 23 kilometra e gjatë, pjesëmarrës ishin 9 kuaj. Fituesit e garave përpos kupës dhe medaljes marrin edhe një shpërblim monetar. ‘Kjo garë ka dy vite që po zhvillohet në plazhin e Darzezës. Ne do të ndajmë 3 vendet e para kanë tre kupa, do t’i shpërblejmë për t’i motivuar. Vendi i parë ka 1500 euro, i dyti ka 1000 euro, i treti ka 500 euro. Ne vetëfinancohemi, nuk na financon njeri.’- tha njëri prej organizatorëve.

Konkursi është ndjekur me shumë interes nga qindra shikues që kishin ardhur nga Fieri apo zonat përreth këtij bregdeti.