Në videon e regjistruar për “Global Citizen’s Vax Live”, Meghan Markle zgjoi dyshime me gjerdanin e vendosur, ndërsa dha një mesazh të fuqishëm për barazinë gjinore.
Ajo kishte veshur një fustan në formën e këmishës, në ngjyrë të kuqe me lule nga marka Carolina Herrera dhe flokët i mbajti në kaçurrela të thjeshta, të ndara anash dhe të futura pas njërit vesh.
Gjerdani i saj është nga marka e stolive Awe Inspired dhe Meghan ka vendosur “Gjerdanin e gruas të fuqishme me sharm”. Sipas markës, gjerdani kombinon simbolin femër të Venusit me një grusht protestues.
Në fjalimin e saj, ajo diskutoi mbi sfidat serioze me të cilat përballen gratë në të gjithë botën gjatë pandemisë.
Meghan tha: Me rritjen e dhunës me bazë gjinore, rritjen e përgjegjësisë për punën e papaguar të kujdesit dhe pengesat e reja që kanë përmbysur kaq shumë progres për gratë në vendin e punës, ne jemi në një pikë lakimi për barazinë gjinore.
Ajo vazhdoi duke thënë burri im dhe unë jemi të entuziazmuar që së shpejti mirëpresim një vajzë.
“Është një ndjenjë gëzimi që ndajmë me miliona familje të tjera në botë. Kur mendojmë për të, mendojmë për të gjitha familjet e tjera përreth globit të cilave duhet t’i jepet aftësia dhe mbështetja për të na udhëhequr përpara. Udhëheqja e ardhshme varet nga vendimet që marrim dhe veprimet që bëjmë tani për t’i vendosur ato dhe për të vendosur të gjithë ne për një të nesërme të suksesshme, të drejtë dhe të dhembshur”, tha Meghan.
Gjerdani përcjell një mesazh shprese dhe fuqizimi që vajza e saj dhe gratë në të gjithë botën të jenë të forta.
Plus, marka thotë se gjerdani është bërë me materiale me etikë dhe 20 për qind e të ardhurave dhurohen për bamirësi që ndihmojnë gratë në nevojë.