humë njerëz preferojnë të qëndrojnë në lidhje romantike shumë të gjata, madje edhe nuk mund të qëndrojnë dot vetëm, pa patur në krah një partner, qoftë kjo dhe një peridhë e shkurtër kohore. Por nga ana tjetër janë disa persona, të cilët preferojnë të rrinë në vetminë e tyre e të kalojnë kohë me veten, nuk i shqetëson fakti se e shijojnë jetën me vetveten. Duket se këta njerëz bëjnë pjesë në këto dy grupe shenjash të horoskopit. Cilat janë këto?! Bëhet fjalë për Binjakët dhe Luanin, por përse vjen kjo dëshirë?!
Binjakët
Binjakët janë një ndër shenjat më të dyjëzuara të horoskopit dhe mesa duket ky lloj fenomeni që i shoqëron në çdo aspekt të jetës, nuk përjashton as ndjenjat, aq më pak martesën. Martesa i frikëson e si shenjë ajri që janë, e shohin të vështirë përballjen me një përgjegjësi kaq të madhe. Nëse një Binjak ndjen se personi në krah po tenton t’i zërë hapësirën e tij, duke e shtyrë drejt martesës, ekziston mundësia që të zhduket fare. Mendohuni mirë para se t’i propozoni një Binjaku!
Luani
Kjo shenjë dëshiron të jetë gjithmonë në qendër të vëmendjes, por nëse i propozoni në një vend të madh e plot njerëz, e sigurtë që nuk do t’ua falte kurrë. Të lindurit në shenjën e Luanit, e kanë të vështirë të marrin hapin e madh dhe si qenie të pavendosura që janë, duhet kohë që të bindin veten se ka ardhur koha të ndajnë përditshmërinë me dikë tjetër.