Chelsea po kërkon të kthejë Romelu Lukaku-n në Stamford Bridge dhe duket se është gati të shesë pesë lojtarë për ta bërë të mundur këtë, sipas Daily Star.
Lukaku ka kaluar tre vite me Blutë mes 2010-ës dhe 2014-ës, por është dhënë në huazim te ËBA dhe Everton për pjesën më të madhe.

Me Inter-in që duhet të shesë për të rregulluar bilancet, Lukaku duket se është në krye të listës së dëshirave të Thomas Tuchel dhe londinezët synonë të sigurojnë 93 milionë eurot që duhen për të blerë belgun duke shitur yjet.

Në listën e transferimeve janë Kepa Arrizabalaga, Callum Hudson-Odoi, Ross Barkley, Ruben Loftus-Cheek dhe Tammy Abraham.