Ish-konkurrentja e “Përputhen”, Jasmin Kadriu do të jetë mbrëmjen e sotme e ftuar në “Glamour Zone”, përballë moderatores Ester Bylyku.
Në videon promo të emisionit, e cila është publikuar nga faqja zyrtare e “RTV Ora”, shihet se ajo ka treguar detaje të pathëna rreth jetës private. Ndër të tjera, Jasmina është pyetur rreth çmendurisë më të madhe që ka bërë në një lidhje.
Ish-konkurrentja ka treguar se i ka bërë të dashurit (tashmë ish) një tortë gjigante në formën e organit gjenital mashkullor.
“Bëra një tortë jashtëzakonisht shumë gjigante në formën e organit gjenital mashkullor”, është përgjigjur Jasmina.