Te Real Madridi, “gjuetia” për trajnerin e ri ka filluar zyrtarisht. Pas lamtumirës së Zidane, “Los Blancos” po testojnë ujërat për të gjetur zëvendësuesin. Shtypi spanjoll ka paraqitur disa emra: nga Raul, i cili do të bënte të njëjtën rrugë si “Zizou”, duke kaluar nga Castilla në ekipin e parë, te Xabi Alonso, pa përjashtuar emra shumë më bindës si Pochettino dhe Conte. Trajneri nga Lecce, i cili sapo larguar nga Interi pasi fitoi titullin, mund të kthehet menjëherë në veprim, duke marrë “stafetën” e Zidane.

Emri i trajnerit salentin ka qenë në orbitën e Realit që nga viti 2018, kur menaxhmenti mendoi që ai të zinte vendin e Lopetegui. Për të filluar këtë aventurë të re, megjithatë, sipas “Don Balon”, Conte ka bërë katër kërkesa. E para lidhet me përforcimin e mbrojtjes, ku duhen lojtarë me përvojë. Një dëshirë e përmbushur me zyrtarizimin e Alaba nga Bayern Munich. E dyta lidhet me kohëzgjatjen e kontratës. Italiani kërkon marrëveshje 3-vjeçare, ndërsa klubi madrilen është gati t’ia ofrojë vetëm për 2 vite.

Emrat në krye të listës së Conte do të ishin Kante dhe Lukaku, me të cilët ka punuar te Chelsea dhe Inter. Sipas burimeve spanjolle, palët po punojnë për të gjetur një pikë takimi dhe një vendim do të merret deri në fund të javës së ardhshme. Ndërkohë, Conte pëlqen gjithashtu PSG dhe Tottenham. Kjo është arsyeja pse nuk duan të humbin kohë te Real Madridi, sepse trajneri kampion i Italisë ka mjaft kërkesa.