Anglia bëri sot një hap të madh në rihapjen e saj, dy ditë para Francës, me gjithë shqetësimet rreth variantit indian.
Anglezët tani do të jenë në gjendje të darkojnë brenda në një restorant, të shkojnë në pub-e ose të shikojnë një ndeshje futbolli në stadium.
Ribashkimet në shtëpi do të lejohen sërish, por të kufizuara në një maksimum prej gjashtë personash ose dy familjesh.
Vendi më i prekur në Europë nga pandemia e COVID-19, me gati 128 000 të vdekur, BM ka parë një përmirësim të ndjeshëm të situatës së saj shëndetësore, pas izolimit të rreptë gjatë dimrit dhe një fushate vaksinimi të gjerë, që ka përfshirë gati 40% të popullsisë së rritur.
Kryeministri britanik Boris Johnson e mirëpriti këtë “moment historik” të ri, por bëri thirrje që rihapja të trajtohet me “shumë kujdes”.
Ai theksoi se përhapja e variantit indian po mbahej “nën vëzhgim të rreptë” dhe se “masa të shpejta” po merreshin për t’iu kundërvënë atij.