Që nga fillimi i pandemisë së COVID-19, numri i personave të infektuar me koronavirus në botë ka kaluar shifrën 155 milionë.
Sipas faqes së internetit “Worldometer”, e cila përpilon të dhënat mbi pandeminë deri më tani nga COVID-19 janë infektuar 155.000.902 persona.
Shumica e rasteve u konfirmuan në SHBA, ku numri i rasteve me virus arriti në 33.274.659.
SHBA ndiqet nga India me 20.665.148 raste, më pas vijojnë Brazili me 14.860.812, Franca 5.680.378, Turqia 4.929.118, Rusia 4.839.514, Britania e Madhe 4.423.796, Italia 4.059.821, Spanja 3.544.945 dhe Gjermania me 3.448.182 raste.
Deri më tani, 3.241.499 persona e kanë humbur jetën si pasojë e koronavirusit ndërsa 132.486.566 persona të cilët më parë ishin diagnostikuar me COVID-19 janë shëruar.
Numri i rasteve aktive është 19.272.837.