Në kuadër të stërvitjes “Defender Europe 21” vazhdon zbarkimi i trupave dhe mjeteve amerikane në portin e Durrësit. Lajmin e ka bërë të ditur ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi, i cili ka publikuar dhe një video nga zbarkimi i tyre.
“Nga porti i Durrësit ku vazhdon me ritëm zbarkimi i trupave dhe mjeteve amerikane. Gati për të çelur stërvitjen e përbashkët më të madhe, të zhvilluar në Shqipëri, nga ushtria amerikane dhe forcat tona të armatosura në kuadër të NATO, Defender Europe 21”, shprehet Peleshi.
“Defender Europe 21” është një stërvitje e organizuar nga ushtria amerikane në Europë dhe Afrikë dhe parashikohet të marrin pjesë rreth 28 mijë trupa nga 26 vende aleate dhe partnere.
Shqipëria do të jetë një nga 16 vendet që do të mirëpresin zhvillimin e kësaj stërvitjeje ushtarake, e cila ka për qëllim ndërveprimin e aleatëve dhe reagimin në raste krizash.
Nga porti i Durrësit ku vazhdon me ritëm zbarkimi i trupave dhe mjeteve amerikane. Gati për të celur stërvitjen e përbashkët më të madhe, të zhvilluar në Shqipëri, nga ushtria amerikane dhe forcat tona të armatosura në kuader te NATO, Defender Europe 21.#DefenderEurope21 pic.twitter.com/szZb1iSQNN
— Niko Peleshi (@nikopeleshi) May 3, 2021